LAJMI I FUNDIT:

Koncensioni i sterilizimit, Basha: Janë vjedhur paratë e shqiptarëve, SPAK të vijojë hetimet

Koncensioni i sterilizimit, Basha: Janë vjedhur paratë e shqiptarëve, SPAK të vijojë hetimet

Pas arrestimeve të Prokurorisë së Posaçme SPAK për koncesionin e sterilizimit, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në mediat sociale, Basha shkruan se koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të Edi Ramës dhe shton se janë denoncuar nga PD për vite me radhë.


Më tej, kreu i demokratëve shton se për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre.

Hetime për koncensionin e sterilizimit, arrestohet ish-zëvendësministri i Shëndetësisë i Shqipërisë
Lexo po ashtu Hetime për koncensionin e sterilizimit, arrestohet ish-zëvendësministri i Shëndetësisë i Shqipërisë

“Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj skeme korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë”, vijon Basha reagimin e tij.

Kryedemokrati përshëndet këtë operacion të SPAK dhe kërkon që hetimet të vijojnë për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë. /Telegrafi/