LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti artistik nga sot merr pagat me rritje

Komuniteti artistik nga sot merr pagat me rritje

Të gjithë krijuesit dhe performuesit e kulturës dhe punonjësit profesionalë të Trashëgimisë Kulturore, nga sot marrin pagat me rritje prej 50 për qind.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, edhe solemnisht iu ka dorëzuar atyre kontratat nga zbatimi i Rregullores për Gradimin dhe Pagat për përfituesit kulturor.


Ai tha se përmes kësaj rregulloreje janë krijuar parakushte për të arritur objektivat e përcaktuara në politikat programore për kulturën dhe trashëgiminë kulturore.

Sipas tij, përmes rritjes së pagave të krijuesve vendor po mundësohet edhe promovim më i mirë për Kosovën.

Ai u zotua se çdo pakënaqësi rreth kësaj rregulloreje do ta rregullojnë bashkërisht me komunitetin artistik.

Ndryshe, komuniteti artistik në muajin shtator të këtij viti ka mbajtur një grevë nëntëditore me kërkesë të vetme ngritjen e pagës komfor rregullores. /KP/