LAJMI I FUNDIT:

Komunikimi negativ pacient-mjek mund t’i përkeqësojë simptomat

Komunikimi negativ pacient-mjek mund t’i përkeqësojë simptomat

Mjekët të cilët pa dashje ua komunikojnë pacientëve se nuk u besojnë apo nuk i kuptojnë ata në fakt mund t’i përkeqësojnë simptomat e tyre, sugjeron një studim i ri.

Hulumtimi nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Exeterit, dhe departamentet e psikologjisë në Universitetin e Exeter dhe Universitetin e Southampton, i publikuar në American Journal of Medicine, tregon se një lloj i reagimit “nocebo” – ku pacientët e perceptojnë mungesën e të kuptuarit ose pranimit nga mjeku i tyre – do të mund të krijojë zemërim dhe ankth, gjendje këto fiziologjike që mund ta përkeqësojnë sëmundjen.

Autorja kryesore, Maddy Greville-Harris nga Universiteti Southampton, theksoi: “Puna jonë tregon se efektet e pacientëve të cilët ndjejnë se mjeku i tyre nuk u beson apo nuk i kupton ata mund të jenë dëmtuese si emocionalisht ashtu edhe psikologjikisht. Kjo mund të çojë në përkeqësimin e sëmundjes, që njihet si ‘reagimi nocebo’.

Pacientët i sjellin besimet dhe pritjet e caktuara për kujdesin e tyre shëndetësor profesional, të cilat formësohen nga kultura ku jetojnë, si dhe përvojat e tyre të mëparshme.

Pritjet e tyre pa dyshim do të ndikojnë në rezultatin, por përmirësimi i komunikimit në konsultime mund të ketë ndikim të madh për kujdesin e pacientit. Ky është një studim i vogël, dhe më shumë hulumtime janë të nevojshme në një shkallë më të madhe.”

Hulumtuesit i regjistruan dhe analizuan konsultimet në një klinikë të menaxhimit të dhimbjes, ku u përfshinë pesë femra me dhimbje të përhapur kronike. Gjatë intervistave pasuese, pacientet raportuan ndjenja të largimit dhe mosbesimit nga ofruesit e kujdesit shëndetësor, ballafaqim me mjekë të cilët nuk kishin investuar në to apo nuk kishin treguar njohuri për gjendjen e tyre.

Mjekët përshkruan se ishin ballafaquar me konflikt dhe kritika nga pacientët, dhe se ishin ballafaquar me pacientë të cilët mbanin pikëpamje të palëkundura ose të cilët nuk besonin në diagnozën e tyre.

Pacientët përshkruan se ndiheshin të pashpresë dhe të zemëruar pas konsultimeve të dobëta, se ndjenin një nevojë në rritje për ta justifikuar gjendjen e tyre apo për t’i shmangur mjekët ose trajtimin.

Puna e parë e ekipit tregoi se njerëzit që ndihen mosbesues mund të shpie në rritjen e zemërimit dhe stresit – dhe se kjo ishte shumë më e fuqishme se sa përforcimi pozitiv, i efektit të mirënjohur “placebo”.

Në hulumtim, 90 pjesëmarrës morën pjesë në testet matematikore, të cilëve iu caktuan në mënyrë rastësore një eksperimentues i cili ose dha reagime të kuptueshme, nëpërmjet frazave si “shumë njerëz i konsiderojnë këto teste të vështira”, ose reagime jo të kuptueshme, përmes frazave si “Nuk e kuptoj se pse nuk po përpiqeni – janë vetëm numra”.

Profesori Paul Dieppe, hulumtues i vjetër i NIHR nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Exeter, theksoi: “Ky studim është në fakt për humanitetin në kujdesin shëndetësor. Kemi zbuluar se pacientët e perceptojnë mungesën e ndjeshmërisë dhe të kuptuarit, edhe kur mjeku përpiqet të jetë inkurajues.

Komentet si “nuk ka asnjë arsye fiziologjike që jeni duke ndier dhimbje’ kërkojnë risigurim, por mund të perceptohen si patronizuese ose mosbesuese. Tani duhet të kemi më shumë hulumtime në këtë fushë, dhe të investojmë më shumë në trajnimin e mjekëve që të jenë komunikues më efektiv për çdo pacient që e pranojnë.” /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori