Në këto komuna, partitë kanë regjistruar rënien më të madhe të votave


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të qershorit 2026 tregojnë një rikonfigurim të dukshëm të skenës politike në Kosovë, me lëvizje të forta në mbështetjen elektorale të partive kryesore në nivel komunal dhe kombëtar.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë shënuar rënie të ndjeshme të votave krahasuar me zgjedhjet e vitit 2025, duke humbur mbështetje sidomos në qendrat urbane dhe komunat me peshë të madhe elektorale.
LVV ka regjistruar një rënie totale prej 134,813 votash.
Goditja më e madhe është shënuar në:
Prizren (-12,516),
Prishtinë (-11,731),
Podujevë (-9,853),
Ferizaj (-9,365) dhe
Gjilan (-8,588).
Vetëm në dhjetë komunat me rënien më të madhe, LVV ka humbur mbi 85 mijë vota, duke sinjalizuar një tkurrje të ndjeshme të bazës në zonat ku më parë dominonte.
Edhe PDK ka pësuar rënie prej 37,591 votash në total.
Humbjet më të theksuara janë regjistruar në:
Skenderaj (-4,054),
Drenas (-3,845),
Prizren (-3,631) dhe
Prishtinë (-2,926).
Rënie të tjera janë evidentuar edhe në Ferizaj, Rahovec, Mitrovicë të Jugut, Gjakovë dhe Lipjan.
Analiza tregon se disa prej bastioneve tradicionale të partisë kanë pësuar dobësim të dukshëm.
Në të njëjtën kohë, të dhënat tregojnë se shtatë komuna – Prizreni, Prishtina, Ferizaj, Suhareka, Rahoveci, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut – figurojnë njëkohësisht si zona të rënies për të dyja partitë, duke sugjeruar një zhvendosje më të gjerë të votës në këto qendra kryesore.
Ndryshe nga dy partitë kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje të lehtë në nivel vendi.
LDK ka marrë 122,575 vota, ose 3,058 më shumë se në zgjedhjet e vitit 2025.
Rritjet më të mëdha janë regjistruar në:
Ferizaj (+1,569),
Mitrovicë të Jugut (+888),
Gjilan (+685),
Prizren (+537) dhe
Fushë Kosovë (+415).
Nga ana tjetër, partia ka pësuar rënie në disa bastione tradicionale, përfshirë Prishtinën (-748), Podujevën (-629), Suharekën (-532) dhe Rahovecin (-423).
Pavarësisht këtyre luhatjeve, bilanci i përgjithshëm mbetet pozitiv për LDK-në.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka regjistruar një rritje të lehtë prej 251 votash, duke arritur në 49,917 vota gjithsej.
Rritjet më të dukshme janë shënuar në:
Suharekë (+1,011),
Prishtinë (+934),
Malishevë (+484),
Gjilan (+236) dhe
Mitrovicë të Jugut (+221).
Nga ana tjetër, AAK ka pësuar rënie në disa prej bastioneve të veta historike, përfshirë Deçanin (-711), Klinën (-619), Istogun (-605), Prizrenin (-376) dhe Gjakovën (-376).
Të dhënat në tërësi tregojnë një zhvendosje të votës në disa nga komunat më të mëdha të vendit, me LVV dhe PDK në rënie të theksuar, LDK në rritje të moderuar dhe AAK me performancë të qëndrueshme./Telegrafi.








































