LAJMI I FUNDIT:

Komuna Qendër përgatit broshurë për harxhimet e parave publike

Komuna Qendër përgatit broshurë për harxhimet e parave publike

Komuna Qendër e Bashkisë së Shkupit ka përgatitur një broshurë për të informuar qytetarët e saj se si harxhohen paratë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij projekti është që qytetarët të kenë qasje në të dhënat financiare të komunës. Për vitin 2017, organet komunale kanë parashikuar mjete buxhetore për t’u investuar në infrastrukturë, vendosja e led teknologjisë për ndriçim, si edhe fasadat e efikasitetit energjetik në ndërtesat në Qendër.


Një pjesë të mjeteve do të shfrytëzohen për riparim të shkollave fillore në Kapishtec, furnizim me biçikleta dhe rindërtimtë çerdheve për fëmijët./Telegrafi/