LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Strumicës nënshkruan memorandum për deponimin e mbeturinave të forta

Komuna e Strumicës nënshkruan memorandum për deponimin e mbeturinave të forta

Komuna e Strumicës do të bashkëpunojë me firmën Waterlo Hastings Limited nga Mbretëria e Bashkuar në sferën e deponimit të mbeturinave të forta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar sot në mes të kryetarit të Strumicës, Zoran Zaev dhe drejtorit të kompanisë në fjalë, Philip de Buregard.


Sipas komunës së Strumicës, me këtë memorandum arrihet ujdia për t’u zbatuar procedurat juridike për mbështetje të investuesit me të gjitha përfitimet për investimet e huaja, në zonën teknike ose ndonjë zonë tjetër industriale, që do t’i mbulonte të gjitha harxhimet që lidhen me aktivitetet përgatitore dhe investimin e tërësishëm./Telegrafi/