LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Strugës do të shpenzojë 130 mijë euro për turizmin

Komuna e Strugës do të shpenzojë 130 mijë euro për turizmin

Komuna e Strugës planifikon të shpenzojë 7,5 milionë denarë ose rreth 130 mijë euro për realizimin e programit për turizëm për sivjet. Janë parashikuar shuma të larta të parave për disa norma të caktuara. Vetëm për strategjinë e re për zhvillim të turizmit 400 mijë denarë, për përpilimin, përpunimin dhe shtypjen e materialeve promovuese turistike 700 mijë denarë, derisa për faqen e internetit për turizëm 200 mijë denarë.

Për reklamim në internet do të shpenzohen 600 mijë denarë, për aplikime smart-android për turizëm 300 mijë, ndërsa për përpunimin dhe vendosjen e sinjalizimit turistik 500 mijë. Lidhur me këtë reaguan disa nga partitë opozitare.


Në mënyrë plotësuese për subvencionimin e personave fizik të cilët ofrojnë shërbime hoteliere dhe për ciceronë turistik do të shpenzohen 800 mijë denarë.

Shumat kaq të larta të parave që pushteti lokal dëshiron t’i shpenzojë për programe të caktuara në turizmin nuk janë reale, konsiderojnë nga OBRM-PDUKM-ja. Nga kjo parti përkujtojnë se Struga përballet me çështje shumë më parësore për të cilat qytetarët presin zgjidhje financiare. Nga Komuna e Strugës nuk arritëm të marrim përgjigje nëse dhe kur do të fillojë zbatimi i këtij programi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori