LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Rahovecit ka shpenzuar 97% të buxhetit

Komuna e Rahovecit ka shpenzuar 97% të buxhetit

Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2016 në të gjitha kategoritë ka pasur rreth 12 milionë euro dhe sipas të dhënave që ka drejtoria për Buxhet dhe Financa, ky buxhet në të gjitha kategoritë është shpenzuar në masën 97 për qind.

Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u shpreh se ne si drejtori gjatë vitit 2016, kemi operuar me një buxhet rreth 12 milionë euro i përberë nga Grandi Qeveritar, të hyrat vetjake dhe Grandet e Donatorëve. Shpenzimi i buxhetit nëpër të gjitha kategoritë buxhetore, nga te gjitha burimet është realizuar në masën 97 për qind, ndërsa Grandi Qeveritar është shpenzuar 99 për qind.


Drejtori Sylejmani thotë se pagesat për operatorët ekonomik të cilët kanë pasur kontrata me Komunën e Rahovecit, janë bërë në mënyrë krejt të rregullt dhe nuk ka pasur ndonjë vonesë të pa arsyeshme, dhe për këtë ka ardhur deri tek ky shpenzim i buxhetit prej 97 për qind. Besoj, që edhe gjatë vitit 2017, buxheti Komunal do të shpenzohet në mënyrë racionale dhe nuk do të ketë asnjë problem gjate shpenzimit, ashtu siç nuk kemi pasur edhe gjatë vitit 2016. /Telegrafi/