LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës me tender mbi 2,4 milionë euro për mirëmbajtje dimërore të rrugëve

Komuna e Prishtinës me tender mbi 2,4 milionë euro për mirëmbajtje dimërore të rrugëve

Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për tender me vlerë 2,4 milionë euro për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe trotuareve si dhe debllokim të kanalizimit atmosferik e cila përfshinë 14 llote me afat prej 36 muajsh.

Në këtë kontratë përpos mirëmbajtjes së rrugëve dhe kanalizimit atmosferik, përfshihet edhe heqja e borës, fshirja e mbeturinave dhe larja sipas kushteve.


Ky tender është duke u ekzekutuar përmes procedurës së hapur, derisa kriter për dhënie është operatori që ofron çmimin më të ulët për këtë shërbim.

Sipas të dhënave në njoftimin për kontratë, Operatori Ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të mjaftueshme se ka realizuar shërbime të ngjashme (mirëmbajtje verore, dimërore, pastrimi i shtratit të lumenjve, mbledhja dhe largimi i mbeturinave, etj.) në 3 vitet e fundit si dhe dëshmi për stafin profesional.

Në kontratën aktuale komuna bën mirëmbajtje të rrugëve në 11 llote, 7 prej tyre për zona urbane dhe 4 për zona rurale. Komuna e Prishtinës kontratën e fundit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve, trotuareve dhe hapësirave e nënshkroi më 26 tetor 2021 me afat prej 36 muajsh (3 vite) ku përfshihen disa operatorë ekonomik me shërbime në disa llote.

Vlera e kësaj kontrate është po ashtu 2.4 milionë euro.

Në një deklarim për Kallxo drejtori i Shërbimeve Publike në komunë, Ilirik Musliu është shprehur se kontrata aktuale që e kanë të trashëguar është ende valide dhe përfshinë kryeje shërbimi për ditë me borë dhe ngrica.

“Kontrata aktuale është në funksion të ditëve me ngrica dhe reshje bore, pasi që si kontratë e trashëguar ka qenë e ndërtuar në bazë të ditëve. Ende kemi ditë që mundemi ti shfrytëzojmë, e kemi kalkuluar që të mos mbetemi pa kontratë”- u shpreh Musliu.

Qeverisja lokale ka përgjegjësi të mirëmbajë rrugët lokale, pra brenda qytetit dhe fshatrave, derisa ato magjistrale, rajonale dhe autostrada janë në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për t’u mirëmbajtur.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori