Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për t’u dalë në ndihmë me mjete financiare prej rreth 5 milionë euro, bizneseve të vogla dhe të mesme, me rastin dëmtimeve për shkak të pandemisë COVID-19.
Rreth 20 mijë biznese, do të kenë mundësi të përfitojnë nga kjo pako, duke përjashtuar ato të cilat kanë përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, thotë se kjo pako është aprovuar që nga muaji prill, mirëpo për arsye politike Ministria e Financave nuk ka arritur të përcjell deri në Kuvendin e Kosovës.
Derisa, bëri të ditur se nga tani bizneset do të mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo pako.
“Kjo pako aktualisht ende nuk ka filluar, pakoja fillimisht është aprovuar në mbledhjen urgjente të kuvendit komunal në muajin Prill, por që për arsye politike nuk arriti Ministria e Financave me përcjell deri në kuvendin e Kosovës. Me ç’ rast është dashur të aprovohen, bartjet e mjeteve nga investimet kapitale në granatet e parapara për bizneset e dëmtuara gjatë pandemisë. Në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal, janë aprovuar bartjet e këtyre mjeteve, pas konsultave edhe me Ministren e Financave. Ne dje e kemi marrë edhe ligjshmërinë nga ana e ministrisë së administrimit të pushtetit lokal, prandaj prej sot jemi në gatishmëri të startojmë me aplikacionin, i cili i mundëson bizneset të aplikojnë për format e grandëve të ndryshme”, thotë ai.
Nushi për KosovaPress flet edhe rreth kritereve që bizneset duhet t’i plotësojnë për përfitim të granteve, e që sipas tij, bizneset duhet të jenë të regjistruara në ATK si dhe pagues të obligimeve mujore.
“Bëhet fjalë për rreth dikund 20 mijë biznese, saktësisht është 19 mijë e 920 biznese të regjistruara në ATK, të cilat paguajnë obligimet mujore, edhe ky është njëri prej kritereve nuk mund të kesh të regjistruar biznesin pran ministrisë së tregtisë dhe industrisë dhe të mos funksionosh, të jesh pasiv. Vetëm bizneset aktive të cilat kanë funksionuar dhe kanë punuar, ato kanë të drejtë të aplikojnë për këto grande. Prandaj bëhet fjalë saktë për 19 mijë e 920 biznese të regjistruara në databazën e ATK-së”, thotë ai.
Ai shtoi se bizneset të cilat kanë përfituar nga pakoja e Qeverisë, nuk mund të përfitojnë edhe nga pako e Komunës.
“Kriteret për ndarjen e granateve, si dhe kriteret tjera do të jenë të definuar me të gjitha partitë politike, të cilat janë në kuvendin komunal ashtu ka qenë edhe dakordimi në mbledhjen e fundit, andaj pritët që gjatë kësaj jave eventualisht mund të ndodh edhe në fillim të javës së ardhshme, që të mblidhen t’i definojnë kriteret… Jo çdo biznes mund të aplikoj, mundet por do të përjashtohet në rast se ka marrë ndihmë ekonomike nga qeveria e Kosovës, në këtë aspekt do t’i favorizojmë ato biznese të vogla, ata të vetë punësuar, të cilët i kanë bizneset e veta familjare, të cilat nuk kanë qenë përfitues të çfarë do lloj grandi nga Qeveria e Kosovës”, deklaron ai.
Si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte mbyllur një numër të madh të bizneseve, duke shkaktuar kështu humbje të mëdha në veprimtarinë e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Video Editing Course
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'