Kompania “Iveco Czech Republic, a.s.” është shpallur fitues nga Komuna e Prishës për furnizim me autobusë të rinj për “Trafikun Urban”. Nga katër ofertues, sa ka pasur për këtë tender, “Iveco” ka qenë e treta më çmimin më të shtrenjtë.
Lajmi.net ka mësuar se kompania “Iveco” është më e shtrenjtë se dy kompanitë tjera për rreth 1.1 milion euro. Oferta e kompanisë “Iveco” ka qenë 5 milion e 922 mijë euro. Ndërsa, oferta e City Transport Group LTD, ka qenë 4 milionë e 800 mijë euro. Kompania e cila ka ofertuar me çmimin e dytë më të ulët është kompania “Albimi Higer”, me 4 milionë e 900 mijë euro.
Me çmimin më të lartë ka qenë oferta e “Solaris Bus & Coaxh S. A.”, me 6 milionë e 600 mijë euro.
Realizimi i këtij tenderi nuk pritët ta zgjidh problemin, pasi që Komuna ka paraparë të fusë në trafik edhe autobusë të kompanive private.
Komuna e Prishtinës ka hezituar të jep çfarë do informate lidhur me këtë tender, ndërsa zyrtarë të Ndërmarrjes “Trafiku Urban” kanë thënë se shumë shpejtë do ta bëjnë publike emrin e festuesit, ndërsa kanë thënë se nuk ka qenë kriter për vlerësim oferta me çmimin më të lirë.
Para pakë ditësh, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se “menjëherë pasi e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës garancionin për kredinë e autobusëve në Prishtinë, është shpallur edhe fituesi i tenderit”.
Ndryshe ka deklaruar, Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Halil Mustafa. Ai ka thënë se fituesi është shpallur para rreth një viti, por ka hezituar të jap emrin.
Sipas njoftimit për kontratë, që Komuna e Prishtinës e ka bërë në ueb-faqe, thuhet se Furnizimi me Autobusë Dizel përfshin prokurimin e 30 autobusëve dizel me hyrje të ultë dhe në përputhje me standardin EURO VI, si edhe pjesët rezervë të detyrueshme dhe pjesët e materialit harxhues, me dorëzim opcional të 21 autobusëve tjerë shtesë me hyrje të ulët dhe sipas standardit EURO VI së bashku me pjesë rezervë të detyrueshme dhe të pjesëve të materialit harxhues.
Për ta realizuar këtë iniciativë, Komuna Prishtinës në emër të “Trafikut Urban” ka kërkuar hua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej mbi 10 milionë euro.
Ndërkaq, marrëveshjen për garanci shtetërore, e cila garanton kredinë është nënshkruar edhe nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Në komisionin vlerësues, kanë marrë pjesë, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, si kryesues i komisionit. Pastaj nga Komuna anëtarë kanë qenë Hebib Qorraj dhe Zekë Bardhaj, Kujtim Berbatovci nga “Trafiku Urban” si dhe Agim Dedaj nga “Solaris Bus&Coach S.A”. /Lajmi.net/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend