LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës jep detaje për masat kundër ndotjes së ajrit, ky është plani për qarkullimin e veturave në kryeqytet

Komuna e Prishtinës jep detaje për masat kundër ndotjes së ajrit, ky është plani për qarkullimin e veturave në kryeqytet

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar sot ndaras me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, si dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, me kërkesa konkrete për hapat që duhet ndërmarrë bashkërisht për të ndikuar kështu në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet.

Në takimin e përbashkët me këto institucione, të mbajtur në Komunë të Prishtinës, u dakorduam që nga 31 janari të fillojnë me zbatimin e masave emergjente, që janë të përkohshme deri në një vendim tjetër.


Në këtë takim janë dakorduar që të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, në hyrjet e kryeqytetit, në intervalet kohore 06:00-09:00 dhe 16:00-22:00; qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës (targat që numrin e fundit e kanë tek, qarkullojnë në datat tek; targat që numrin e fundit e kanë çift, qarkullojnë në datat çift).

Po ashtu do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente.

“Në të dyja rastet, do të shfrytëzohen pa pagesë autobusët e Trafikut Urban, që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara”, thuhet në njoftim.

Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Ndalohet shitja dhe përdorimi i thëngjillit në Prishtinë – Drejtoria e Inspekcionit bashkë me Inspektorët e Ministrisë do t’i kontrollojnë bizneset që përdorin thëngjillin si lëndë djegëse, si dhe ekonomitë familjare, ashtu që të ndërmarrin masa në secilin rast ku tejkalohet norma e ndotjes. Tashmë, gjashtë ekipe të Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për të kontrolluar dokumentacionin e automjeteve transportuese, dhe për të verifikuar nëse e kanë bërë kontrollimin sipas ligjit (çdo 6 muaj). Tri ekipe të tjera të Inspekcionit, janë aktivizuar në akset kryesore të hyrjes në Prishtinë, për t’i ndaluar taksitë ilegalë që vijën nga komunat e tjera”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:

1. Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim

Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;

2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!

3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;

4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;

5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;

6, Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori