Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, organizoi të martën protestë para Komunës së Prishtinës lidhur me rritjen për 4 për qind të pagave të këtyre punëtorëve, si dhe kthimin e tyre në punëtorë të sektorit publik.
Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, u prit në takim nga nënkryetari Muhedin Nushi, takim ky në të cilin kryeqyteti do të prezantonte zgjidhjen konform kërkesave të punëtorëve.
“Drejtuesi i sindikatës, nuk pranoi fare të dëgjojë zgjidhjen që ofron Komuna, me arsyetimin se ai është kryetar dhe takohet vetëm me kryetarin e Komunës, e jo edhe me nënkryetarin. Kësisoj, Jusuf Azemi lëshoi takimin, pa paraqitur fare kërkesat e punëtorëve dhe pa e dëgjuar formën se si arrijmë të zgjidhja. Të gjithë e dimë që Jusuf Azemi është shumë i ndikuar politikisht, dhe nuk i përfaqëson fare kërkesat e drejta të punëtorëve. Edhe për të tillë, e pranuam sot në zyrë, bashkë me nënkryetarin Nushi. Mirëpo, ai nuk pranoi të flas fare, sepse si kryetar sindikate flet veç me kryetarin tonë. Kësisoj, dëshmoi është njëherë që për të më shumë ka rëndësi sedra e vet, sesa kërkesat e punëtorëve. Dëshmoi edhe njëherë që ai mund të përfaqësojë gjithçka tjetër, e jo punëtorët”, thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës tregon se nënkryetari Nushi pas protestës ka mbajtur një konferencë për media, i cili ka prezantuar zgjidhjen që e ofron Komuna, sipas tij, zgjidhje kjo që do t’iu prezantohej edhe sindikalistëve në takim.
“Ata janë punëtorë të sektorit privat, ashtu siç edhe quhet sindikata e tyre. Kësisoj, sektori publik nuk mund t’ua rris pagat drejtpërdrejt, sepse ka marrëveshje me kompaninë private e jo me punëtorët. Pavarësisht kësaj, ne iu kemi ndihmuar në vazhdimësi. Që nga atëherë kur i kemi kushtëzuar kompanitë në kontratë që minimumi i pagës të jetë 275.50 euro, e jo 170 sa ka qenë më parë, dhe sa e kanë në pjesët tjera të Kosovës. Rritja tjetër prej 4 për qind, do të duhej të vinte si kërkesë zyrtare nga kompania private, në mënyrë që ne t’ua bartim mjetet, për shkak se ndryshe nuk mund të dalim nga kontrata”, vijon njoftimi.
Lidhur me bartjen e këtyre punëtorëve në sektorin publik, Nushi tregoi se jemi në pritje të infrastrukturës ligjore, gjegjësisht Udhëzimeve Administrative për Ligjin për Prishtinës, ashtu që të hapet rrugës për krijimin e kompanisë publike që merret me këtë çështje, ku të gjithë këta punëtorë do të kenë të drejtë të konkurrojnë për punësim në atë kompani.
Në fund, Komuna e Prishtinës thotë se “iu bën thirrje punëtorëve që mos të bien pre e manipulimeve, por të ndjekin procedurat e nevojshme ligjore për përmbushjen e kërkesave të tyre. Komuna, do t’iu qëndrojë pas”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre