LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët teknikë të shkollave protestojnë para Komunës së Prishtinës

Punëtorët teknikë të shkollave protestojnë para Komunës së Prishtinës

Para Komunës së Prishtinës të martën kanë protestuar dhe pastaj janë shpërndarë të qetë, punëtorët teknikë të disa shkollave të kryeqytetit.

Përmes kësaj proteste ata po kërkojnë që të zbatohet Ligji për Komunën e Prishtinës, përmes së cilit këta punëtorë teknikë kalojnë nën menaxhim të komunës. Kërkesë tjetër është edhe pagesa e katër përqindëshit që ishte premtuar nga janari i vitit të kaluar.


Kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se privatizimi është bërë në mënyrë jo te ligjshme.

Azemi me disa përfaqësues të punëtorëve teknik momentalisht janë në takim me kryetarin Shpend Ahmeti.

Ndërsa, pas disa minutash ata dolën me arsyetimin se punëtorët duan garanci nga vetë kryetari Ahmeti e jo nga nënkryetarët, e në takim me ta ishte nënkryetari Muhedin Nushi.

Protesta vjen pas takimit me punëtorët teknikë të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Gjergj Fishta”, “Dardania”, si dhe punëtorët e sigurimit në QMF dhe punëtorët e pastrimit në QMF të Komunës së Prishtinës, ku temë diskutimi ishte mos pagesa e 4 për qind rritja e pagave në sektorin publik nga 1 janari 2018 dhe neglizhenca e komunës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës sipas Ligjit për Kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori