LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Podujevës shpërndanë 500 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Podujevës shpërndanë 500 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Podujevës ka filluar sot shpërndarjen e 500 pakove të para ushqimore për familjet në nevojë, të siguruara nga buxheti i Komunës së Podujevës.

Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, tha se për familjet nga qyteti shpërndarja e pakove ushqimore po bëhet në Palestrën e Sporteve, ndërsa për familjet në fshatra kemi angazhuar staf dhe automjete të Komunës, për t’i dërguar pakot në secilën familje të evidentuar nga përfaqësuesi i fshatit/lagjes dhe nga listat e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”.

Që nga shpallja e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore në Kosovë, si pasojë e COVID-19, për familjet me gjendje të rëndë sociale dhe atyre që iu është përkeqësuar gjendja materiale, Komuna e Podujevës përmes donatorëve ka shpërndarë pako ushqimore.

Kuvendi i Komunës në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë 125,000 euro, për ndihmë qytetarëve në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori