Në kuadër të përkrahjen e fermerëve, Komuna e Malishevës, ka filluar sot shpërndarjen e 350 makinave spërkatëse. Këto makina spërkatëse, ndahen me qëllim të mbështetjes së fermerëve të cilët merren me pemëtari dhe pemishte, ndërsa makinat spërkatëse për fermerët janë mjet i domosdoshëm për mbrojtjen e pemëve dhe perimeve.
Në fillimin e shpërndarjes së këtyre makinave spërkatëse, mori pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në cilësinë e Kryetarit të Komunës, i ka uruar fermerët përfitues dhe ka thënë, se “përkrahja në bujqësi, sikur këto katër vite, do të vazhdoj edhe në vitet në vijim, pasi bujqësia është sektori më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik”.
“Bujqësia ka qenë dhe do të vazhdoj te mbetet prioritet i yni në investime, apo në subvencionimin e bujqve, edhe në vitet tjera, pasi është sektori më i qëndrueshëm i zhvillimit ekonomik”, tha kryetari Begaj, me rastin e fillim të shpërndarjes së makinave spërkatëse.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, tha se “makinat spërkatëse, shpërndahen për ata fermer, të cilët kanë aplikuar dhe janë përfitues. Këtu bëhet fjalë për 350 fermer, apo 350 makina spërkatëse, të cilat punojnë me rrymë (bateri), ndërsa shuma e këtij subvencioni është rreth dhjetë mijë euro”.
Drejtori Hoxha, po ashtu ka bërë të ditur se ky subvencionim, bëhet në kuadër të subvencioneve, apo përkrahjes së vazhdueshme të Komunës së Malishevës, në bujqësi, me qëllim të stimulimit të bujqve dhe në të njëjtën kohë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve tona të kultivimit të pemëve dhe perimeve, dhe të rritjes së produkteve vendore në tregun tonë, e që rrjedhimisht, me këto përkrahje, rritet edhe numri i të punësuarve në bujqësi”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën