LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit formon ekip mobil për të parandaluar përhapjen e coronavirusit

Komuna e Gostivarit formon ekip mobil për të parandaluar përhapjen e coronavirusit

Siç njoftojnë nga Komuna e Gostivarit, është formuar ekip mobil me qëllim të sigurisë më të madhe kolektive dhe parandalimi nga coronavirusi.

“Për shkak të situatës së krijuar, me qëllim të evitimit të kontaktit të drejtpërdrejtë me persona të tjerë dhe mos ekspozimit të rrezikut shtresë, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjet në territorin e Komunës së Gostivarit, të cilët janë të pafuqishëm dhe kanë gjendje shëndetësore të përkeqësuar, mund të paraqiten në numrat e telefonit; 072 577 713 dhe 072 577 7”, shprehen nga Komuna e Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Sipas njoftimit, ekipi mobil duke respektuar të gjitha masat parandaluese do të shkojë deri tek ata, do t’ju japin ndihmën e duhur dhe do t;ju sigurojë artikuj ushqimor të nevojshëm, mjete higjienike dhe barna.

“Komuna e Gostivarit nuk do të lejojë këto rrethana të jashtëzakonshme t’i godasin grupet më të rrezikuara. Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët dhe e të gjithëve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/