LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit edhe sot do të pranojë elaboratet gjeodezike për legalizim të objekteve

Komuna e Gostivarit edhe sot do të pranojë elaboratet gjeodezike për legalizim të objekteve

Administrata e Komunës së Gostivarit do të punojë edhe sot që tju mundësojë qytetarëve t’i dorëzojnë elaboratet gjeodezike për legalizim të objekteve paleje. Nga Komua e Gostivarit njoftojnë se dorëzimi i dokumeteve do të mund të bëhet deri në orën 20 në mbrëmje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak se afati i fundit ligjor për dorëzimin e elaborateve gjeodezike për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje përfundon me datën 31 Dhjetor – 2016, Komuna e Gostivarit solli vendim që administrata komunale të punojë edhe gjatë ditës së shtunë, me qëllim që tu dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve që aplikuan për legalizimin e objekteve të tyre në afatin e parë të vitit 2011”, njoftuan nga Komuna.


Sipas tyre, pas afatit ligjor, sipas Ligjit për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, procedura do të ndërpritet dhe qytetarët do të humbin të drejtën për legalizimin e objekteve të tyre./Telegrafi/