Komuna e Gjilanit sanon rrugët pas reshjeve të shiut


Në një njoftim të dërguar nga Komuna e Gjilanit, thuhet se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, i cili tha i tërë stafi është terren kudo në qytet për t’i ndihmuar qytetarët, duke besuar që deri nesër gjithçka do të jetë në rregull.
“Këto janë veprime emergjente për të sanuar prishjet e kësaj rruge, e cila pas reshjeve të djeshme të shiut ka pësuar dëmtime shumë të rënda. Është e planifikuar për asfaltim më vonë dhe nuk do të bëjmë shpenzime të mëdha, por vetëm një veprim emergjent sa për t’iu mundësuar qasje qytetarëve për në shtëpitë e tyre. Do të rregullohet me zhavorr dhe do të jetë e kalueshme”, ka thënë drejtori Haziri.
Gjatë ditës së djeshme, përfshirë edhe natën, Shërbimet emergjente të Komunës së Gjilanit kanë pranuar shumë kërkesa nga qytetarët për intervenim, ku ka pasur nevojë për largimin e ujit nga bodrumet përmes pompave thithëse. /Telegrafi/



































