Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshëri, të ndodhura nga 20 korriku e në vazhdim, përfundon më 7 gusht, në ora 16:00.

Sipas njoftimit, pas këtij afati nuk do të pranohen kërkesa të reja për vlerësimin e dëmeve.


Komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk e kanë dorëzuar kërkesën e tyre, ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar në Zyrën për Shërbime me Qytetarë.

Autoritetet komunale kanë apeluar që qytetarët të respektojnë afatin, në mënyrë që komisionet përkatëse të mund të procedojnë me vlerësimin e dëmeve sipas procedurave ligjore. /Telegrafi/