LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Fushë Kosovës i kthehet sot shërbimeve të rregullta komunale

Komuna e Fushë Kosovës i kthehet sot shërbimeve të rregullta komunale

Nga sot Komuna e Fushë Kosovës do të ofrojë shërbime të rregullta komunale për qytetarët e saj. Kështu ka njoftuar komuna nëpërmjet një njoftimi duke bërë të ditur edhe orarin.

“Komuna e Fushë Kosovës nga data 16 shkurt, shërbimet komunale do t’i ofrojë në orarin e rregullt nga ora 09:00 deri në ora 12:00 dhe nga ora 13:00 deri në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e komunës.


Megjithëkëtë, qytetarëve do t’iu kërkohet që të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

“Gjithashtu ju njoftojë se për ta pas qasje në shërbimet komunale, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, jeni të obliguar që t’i respektoni masat parandaluese si, bartja e maskës, distanca fizike dhe higjiena e duarve”, përfundon njoftimi. Kujtojmë se nga 9 mijë e 461 raste aktive me COVID-19, 444 prej tyre janë në Komunën e Fushë Kosovës.

Ndërsa, në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 373 raste të reja me COVID-19, e që prej këtyre del që 19 qytetarë janë nga Fushë Kosova.

Po në të njëjtin raport, IKShPK njoftoi se 1 mijë e 710 qytetarë janë shëruar nga COVID-19. Në mesin e tyre edhe 80 qytetarë të Komunës së Fushë Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori