LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Ferizajt vendos të paguaj të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit kolektiv

Komuna e Ferizajt vendos të paguaj të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e ndërtesave të banimit kolektiv

Komuna e Ferizajt ka marrë përsipër që të heq shpenzimet e mirëmbajtjes në të gjitha ndërtesat e banimit kolektiv.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka deklaruar se kompania “Ambienti” tash e tutje do të kujdeset për pastërtinë dhe punët e tjera në këto ndërtesa kolektive.


“Në planin qeverisës gjatë mandatit të dytë po planifikojmë që të gjitha obligimet e mirëmbajtjes në ndërtesat e banimit kolektiv t’i kalohen kompanisë “Ambienti”.

“Për ne është me rëndësi që banuesit e ndërtesave kolektive kudo në Ferizaj në pronat publike dhe ato private nuk do të paguajnë më për ambientet e përbashkëta të ndërtesave, si dhe për ashensorët e ambientet e jashtme rreth këtyre ndërtesave. Do të jemi të vëmendshëm që të gjitha obligimet financiare t’i bartë komuna e Ferizajt përmes proceduarve të negociuara me kompaninë ‘Ambienti’”, ka thënë kryetari Svarqa.

Me këtë hap, Komuna e Ferizajt dëshiron që niveli i pastërtisë të jetë sa më i mirë në të gjitha pjesët e qytetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori