LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Ferizajt premton zgjidhjen e problemeve për operatorët kabllorë

Komuna e Ferizajt premton zgjidhjen e problemeve për operatorët kabllorë

Koordinimi për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballen operatorët kabllorë në Komunën e Ferizajt ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt, Arben Halili.

Anëtari i bordit të OAK-së, Hysni Zogaj, tha se Komuna e Ferizajt tashmë është e njoftuar me problemet e operatorëve kabllorë, pasi që edhe më parë kemi realizuar takime për këtë qëllim dhe është premtuar zgjidhja e tyre.


Ai kërkoi nga drejtori që nënkontraktori të respektoj tenderin, ashtu që të mos shfrytëzoj hallkat e operatorëve pasi që në tender ka të përcaktuar shumën e planifikuar për ato.

Përfaqësuesit e IPKO-së theksuan që përveç dëmtimit të cilësisë së internetit si rezultat i interferencave si pasojë e mungesës së filterave në ndriçimin publik, shqetësuese është edhe përdorimi i hallkave të operatorëve kabllorë nga nënkontraktori komunal. Ky përdorim i hallkave u konsiderua që po vë në rrezik jetën e shumë teknikëve, andaj edhe u shpreh shqetësimi se si do të vazhdoj ndriçimi në rrugët e reja.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Arben Halili, komuna është në dijeni për vështirësitë që po hasin operatorët, mirëpo kufizimet financiare i kanë obliguar që të bëjnë zgjidhje graduale të problemit.

Në fund të këtij takimi u vendos që në fillim të javën së vijim Komuna e Ferizajt të del me një ofertë konkrete, qëllim kryesor i të cilës do të cilës është plotësimi i kërkesave të operatorëve.

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe operatorët kabllorë u dakoruan që në rast të rrezikimit të jetës së ndonjë prej teknikëve, përgjegjësia do të bie mbi nënkontraktorin komunal. /Telegrafi/