LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Drenasit u bën thirrje qytetarëve t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve

Komuna e Drenasit u bën thirrje qytetarëve t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve
Vërshimet dhe dëmet në Fushë Kosovë /Foto: Ridvan Slivova

Komuna e Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur nga vërshimet e fundit që t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve të shkaktuara.

Sipas njoftimit, qytetarët kanë afat që kërkesat e tyre t’i bëjnë deri të martën ora 12:00, përcjell Telegrafi.


“Njoftojmë qytetarët e prekur nga vërshimet që deri nesër, me datë 19.01.2021, ora 12:00, të dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t’i përcjellim deri të mërkurën, me datë 20.01.2021. Komisionet janë në teren dhe po punojnë maksimalisht që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve”, thuhet në njoftim.

Shumë komuna të Kosovës javën e kaluar u goditën nga vërshimet pas reshjeve të shiut dhe borës, ku si pasojë u shkaktuan shumë dëme në infrastrukturë rrugore, në kulturat bujqësore, banesa dhe shtëpi banimi.

Lidhur më këtë, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se do të formojnë Fondin Emergjent për vërshimet.

Gjatë një takimi online me kryetarët e komunave të Kosovës, Hoti ka kërkuar nga ata që të evidentojnë të gjitha dëmet që kanë nga vërshimet dhe të parashtrojnë kërkesat për ndihmë.

“Unë me disa prej jush kam biseduar dhe në disa vende kam qenë në terren për ta parë gjendjen për së afërmi. Kemi pasur fat që nuk e kemi pësuar asnjë rast me fatalitet si pasojë e këtyre vërshimeve. Kam parë që ka dëme të konsiderueshme në shtëpi banimi dhe në toka bujqësore. Unë kërkoj nga ju që t’i evidentoni problemet që keni dhe të komunikoni me Ministrinë e Mbrojtje, për t’iu ndihmuar FSK-ja në vendosjen e urave aty ku ka nevojë dhe gjëra të tjera”, kishte thënë Hoti, përcjell Telegrafi.

Ibrahimi: Procesi i vlerësimit të dëmeve nga ana e komunave ka filluar, jemi në pritje të raporteve përfundimtare
Lexo po ashtu Ibrahimi: Procesi i vlerësimit të dëmeve nga ana e komunave ka filluar, jemi në pritje të raporteve përfundimtare

Për vlerësimin e dëmeve, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për Telegrafin ka thënë se, komunat janë duke bërë llogaritjen e tyre.

“Procesi i vlerësimit të dëmeve nga ana e komunave ka filluar. Disa prej tyre janë në proces, pasi ende ka ujë dhe pritet që të bie ai nivel. Besojmë se ky proces të përfundoj sa më shpejtë, pasi disa familjeve u është dëmtuar shtëpia e banimit”, tha Ibrahimi.

Në mesin e shumë komunave që janë prekur rëndë nga vërshimet është Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Gjakova, Kamenica dhe Vushtrria. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori