Komuna e Drenasit, nëpërmjet një komunikatë njofton të gjithë qytetarët e kësaj komune se të gjitha institucionet arsimore kanë ngrohje.
“DKA-ja në Drenas, drejtori Tafil Halilaj me stafin e Drejtorisë, kanë vizituar të gjitha shkollat në Drenas dhe janë njoftuar për së afërmi nga drejtues të shkollave për mungesën e lëndës djegëse, mirëpo në asnjë prej institucioneve nuk ka munguar ngrohja, të gjitha shkollat kanë pasur ngrohje, përjashtimisht të hënën në shkollën ‘Rasim Kiqina’ nuk ka pasur ngrohje, por DKA-ja ka intervenuar dhe të nesërmen ka siguruar lëndën djegëse në këtë shkollë si dhe për të gjitha ato shkolla që kanë pasur sasi të vogla të lëndës djegëse”, thuhet në njoftim.
Sipas komunës problemi për t’i furnizuar me lëndë djegëse të gjitha institucionet arsimore për vitin shkollor 2018/2019, nuk qëndron te DKA-ja, por tek MASHT, e cila ka nxjerr një vendim shumë vonë, përmes të cilit ka ndaluar shkollat të përdorin si lëndë djegëse për ngrohje thëngjillin.
“Ky vendim i MASHT-it ka detyruar DKA-në në Drenas, që fillimisht ta tërheq kërkesën nga prokurimi për blerjen e thëngjillit dhe të rishpall tenderin për lëndë djegëse (dru) nëpër të gjitha institucionet shkollore me çka edhe ka krijuar vonesa në zgjedhjen e furnitorit”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas këtij njoftimi, vendimi i MASHT-it, komunës së Drenasit, i ka shkaktuar edhe probleme buxhetore, të cilat nuk kanë qenë të planifikuara për këtë vit shkollor, duke e ditur se shpenzimet për ngrohje me dru janë katër fish më të larta se sa ato me thëngjill.
“Prandaj lusim të gjitha subjektet politike në Drenas, të mos keq informojnë qytetarët e Komunës së Drenasit lidhur me këtë çështje, sidomos anëtarët e Kuvendit Komunal të cilët janë mirë të informuar”, thuhet në njoftimin e komunës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAllen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare