LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Dragashit me mungesë të stafit mjekësor në kohë pandemie

Komuna e Dragashit me mungesë të stafit mjekësor në kohë pandemie

Pandemia COVID-19 ka goditur edhe komunën e Dragashit, sikur edhe shumë komuna në vend. Në këtë komunë kanë humbur betejën me virusin e pa shëruar deri më tash nëntë qytetarë, derisa 20 raste janë aktive.

Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani thotë në një intervistë për KosovaPress, se që nga fillimi i pandemisë e deri më sot kanë qenë 50 raste të konfirmuara me COVID-19, për fat të keq 9 prej tyre nuk kanë mundur ta përballojnë këtë betejë.


Kryetari Shabani shton se gjendja është rënduar tej mase me rritjen e numrit të të prekurve, duke pasur parasysh edhe kapacitetet e limituara të stafit shëndetësor, ndonëse ditëve të fundit ka pasur edhe të prekur me COVID-19 nga ana e stafit shëndetësor.

“Me lirimin e masave ndoshta ka qenë edhe pritur se do të rritet numri. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që t’i lokalizojmë ato raste. Që nga fillimi i pandemisë deri sot kemi 50 raste të konfirmuara me COVID-19, për fat të keq 9 prej tyre nuk kanë mundur ta përballojnë. 20 raste janë të shëruar, ndërsa mbi 20 raste janë aktive deri më sot. Sigurisht si gjendje kanë qenë e rënduar, duke marrë parasysh edhe kapacitetet që ka komuna e Dragashit, janë të limituara sa i përket edhe stafit shëndetësor. Për fat të keq kohëve të fundit kemi pasur edhe një pjesë të stafit të infektuar me COVID-19. Problemet po shtohen dita ditës për shkak se së fundi edhe tek zyrtarët lokal ka raste që duhet të vet izolohen, kështu që edhe ashtu jemi me staf esencial duke punuar, mirëpo megjithatë po mendojmë se do t’ia dalim”, thotë Shabani.

Ai deklaron sesi komunë përveç stafit shëndetësor po e kanë të pa mundur që t’iu dalin në ndihmë edhe qytetarëve të varfër për furnizim me maska dhe dezinfektues.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka siguruar një donacion prej gjysmë milioni maska, por ende asnjë prej tyre nuk ka mbërri në këtë komunë.

Megjithatë, ai pret ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve përkatëse që të ketë furnizime të maskave për Dragashin.

“Deri më tash kemi bërë një furnizim dhe jemi mundur me qenë shumë të kujdesshëm sidomos personali shëndetësor që të kenë materiale mbrojtëse dhe deri më tash ka pasur mjaftueshëm. E njëjta situatë ka vlejtur edhe për administratën. Ka pasur bashkëpunim edhe me akterë të tjerë si me policinë dhe të tjerët, që gjithmonë të kemi masa mbrojtëse. Me thënë të drejtën për qytetarët nuk kemi shpërndarë maska. Nuk kemi pasur mundësi me bërë një gjë të tillë. Qytetarët tashmë e kanë për obligim që vet me i sigurua maskat. Në anën tjetër ka pasur respektim ta jashtëzakonshëm të masave, por në muajin e fundit ka ndikuar që lëvizjet tepërta të qytetarëve edhe për kundër po vendosin maska, situata e tilla dhe kontaktet po e bëjnë të veten”, thekson ai.

Ai në fund ka thënë se për mungesë të kapaciteteve shëndetësore, po detyrohen që të infektuarit me gjendje të rënë t’i dërgojnë në spitalin rajonal të Prizrenit.

“E dimë dhe jemi të vetëdijshëm që është obligim i ynë me bërë shumë më shumë se që mundemi, mirëpo ndonjë herë duhet ta kemi edhe mirëkuptimin e qytetarëve se këto janë kapacitetet që mund t’i kemi. Ne nuk kemi spital. Spitali rajonal në Prizren bashkë me policinë dhe inspektoratin po bëjnë gjithçka që është e mundur që të ketë një situatë të qetë dhe stabile për sa i përket pandemisë”, theksoi ai.

Në komunën e Dragashit janë 34 mijë banorë rezident, ndërsa 15 mijë jorezident që gjenden në diasporë. Qyteza e Dragashit që gjendet në Kosovën jug-përendimore dhe shtrihet në një lartësi mbidetare 1100 m./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori