LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Dibrës: Qytetarët edhe më tej të jenë shembullorë në respektimin e masave

Komuna e Dibrës: Qytetarët edhe më tej të jenë shembullorë në respektimin e masave

Komuna e Dibrës ju bënë thirrje qytetarëve që edhe më tutje të jenë shembullorë në respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga coronavirusi.

“Iu bëjmë thirrje qytetarëve të Komunës Dibër që rreptësisht t’i respektojnë rregullat kur lëvizin përgjatë qytetit dhe qëndrimit të tyre në kafene dhe restorante. Në komunën tonë më 8 dhe 9 qershor do të realizohet testim i të punësuarve në institucionet parashkollore dhe shpresojmë se nuk do të kemi raste pozitive. Por, gjithçka është e mundur, sepse në qytet filloi moskujdesi dhe mosrespektimi i masave të mbrojtjes nga Covid-19″, thuhet në njoftimin e Komunës së Dibrës.


Njëkohësisht iu bëhet thirrje qytetarëve, pronarëve të kafeneve, restoranteve, taksi veturave, rregullisht sipas protokollit, t’i dezinfektojnë, të kujdesen për masat parandaluese sepse “virusi është ende i pranishëm dhe aktiv dhe veçanërisht rrezik paraqet virusi i sjellë nga qytetet tjera ku kemi informacione se numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në rritje.

“Dëshirojmë që në Dibër të mos ketë raste pozitive me Covid-19, por gjithçka është e mundur. Për këtë të jeni të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm”, thuhet më tej në kumtesën e Komunës së Dibrës.

Në këtë komunë, e cila ishte vatra e parë e Covid-19, pikërisht për shkak të vetëdijes së banorëve, të cilët rreptësisht i respektonin masat dhe rekomandimet e kompetentëve, deri më dje, 46 ditë me radhë nuk ka të infektuar të rinj me këtë virus të rrezikshëm./Telegrafi/