LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Çairit dekoron arsimtarët e dalluar për nder të 7 Marsit

Komuna e Çairit dekoron arsimtarët e dalluar për nder të 7 Marsit

Komuna e Çairit, në nder të 7-të Marsit-Ditës së mësuesit, në një solemnitet rasti ka dekoruar arsimtarët më të suksesshëm të shkollave të cilat gravitojnë në këtë komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Mbi të gjitha investimi në arsim, investimi në faktorin njeri është investimi më i mirë që i kthehet një shoqërie dhe duke pasur këtë parasysh prej fillimit jemi munduar që çdo ditë nga pak që prioritet mbi prioritet të jetë dhe mbetet arsimi sepse në këtë mënyrë më së miri i kontribuojmë komunës tonë dhe shoqërisë tonë, duke filluar nga çerdhet e deri në universitete’, ka deklaruar Mexhiti.


Mexhiti është shprehur poashtu se duhet të punohet bashkërisht në ngritjen e cilësisë të arsimit shqip në Komunë edhe më tepër. /Telegrafi/