LAJMI I FUNDIT:

Kompresat nga fletët e lakrës si ilaç për shumë sëmundje

Kompresat nga fletët e lakrës si ilaç për shumë sëmundje

Fletët e lakrës janë ndihma e parë e vërtetë në shtëpinë tuaj. Rikujtoni përvojat e gjysheve tona dhe përdorni tërë potencialin shërues të kësaj perime.

Përbërës i pazëvendësueshëm i shumë gjellëve, lakra është dëshmuar gjithashtu si mjet shërues.

Edhe gjyshet tona kanë ditur dhe me sukses i kanë përdorur fletët e lakrës si ilaç, transmeton Telegrafi.

Kur mund të përdorni fletët e lakrës:

Lëndime dhe djegie
Në vendin e lënduar vihet fleta e freskët e lakrës, fiksohet me kompresë dhe lihet ashtu gjatë natës. Deri në mëngjes lëndimi dhe dhembja zvogëlohen.

Për dhembjet reumatike
Lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

Dhembja e kokës
Eliminimin e dhembjes së kokës dhe temperaturës gjithashtu mund ta bëjnë fletët e lakrës. Vendosni në të dy tëmblat nga një fletë dhe mbështilleni kokën me peshqir. Ndihmon, madje, edhe te migrena!

l

Dhembjet e gjoksit
Gjatë kohës së laktacionit dhe ushqimit të foshnjës me gji, shumica e femrave ndiejnë dhembje dhe ënjtje të sisëve. Mjekësia popullore u ndihmon nënave të foshnjave. Për kompresë shëruese përdoren fletët më të mëdha. Më parë lahen, hiqen pjesët e trasha të fletës dhe fletët pak ndrydhen me dorë. Kjo metodë gjithashtu përdoret edhe te mastitisi dhe dhembjet e gjoksit.

Për ishijas
Fleta e lakrës zihet dhe derisa është e nxehtë, vihet në vend me dhembje. Mënyra e dytë: fleta rrafshohet duke u nxehur me anë të ujtisë dhe vihet në vend me dhembje.

Për vena të zgjeruara
Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

Për bronkit
Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën.

Në vend të fletëve, si fashë mund të përdoret edhe rasoji. Lecka laget në rasoj, nxehet dhe ndërrohet çdo gjysmë ore deri në 45 minuta. Nëse rasoji është fortë dhe fillon kruarja, atëherë zbutet me pak ujë. Fasha e këtillë mund të ndihmojë edhe tek kafshimi i insekteve, te ndezja e venave dhe te të thatët. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori