Lëvizja Vetëvendosje mbajti, sot, mbledhjen e XXXIII-të të Këshillit të Përgjithshëm. Para delegatëve të organit më të lartë të partisë mbajti fjalën hyrëse kryetari, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook Vetëvendosjes bën të ditur se në mbledhje, përveç tjerash, është kompletuar kryesia e Vetëvendosjes ku nga tash numëron 23 anëtarë gjithsej si dhe u plotësuan me anëtarë të rinj katër komisione:
– Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm,
– Komisioni Statutor,
– Komisioni Disiplinor dhe
– Komisioni për Shqyrtime dhe Ankesa.
“Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhi nëpërmjet votimit të fshehtë pesë anëtarë të rinj të kryesisë së Lëvizjes si dhe zgjodhi për nënkryetarin e parë, Besnik Bislimin dhe për sekretare organizative, Vlora Haxhimehmedin”, thuhet në postim.
VV shton se, “në pozicionin e drejtuesit të Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë është zgjedhur Boiken Abazi dhe udhëheqëse e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali. Anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes votimit, janë plotësuar me Arbërie Nagavcin, Martin Berishajn, Arber A. Rexhajn, Arbër Zaimin dhe Ajet Poterën”.
Mbledhja ka vazhduar me shumë diskutime dhe pika të shumta të rendit të ditës, me ç’rast drejtorët e drejtorive në komuna ku qeveris Lëvizja Vetëvendosje kanë raportuar mbi punët që po bëjnë këto drejtori gjithnjë me orientim nga alternativa e Lëvizjes dhe synim barazinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në Kosovë nuk është përmbyllur shtet-ndërtimi sepse nuk ka demokraci në institucione dhe sepse ka kapje të shtetit gjithandej. Në Kosovë nuk është bërë zhvillimi ekonomik sepse nuk ka prodhim e punësim dhe sepse ka nepotizëm dhe krim. Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më demokratik në vend, demokracinë e brendshme, do ta bartë edhe në institucionet e Republikës dhe komunat e vendit gjithandej nëpër Kosovë”, thotë VV.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare