LAJMI I FUNDIT:

Kompletohen të gjitha grupet në Ligën e Kombeve: Liga A sjell përballje të mëdha

Kompletohen të gjitha grupet në Ligën e Kombeve:  Liga A sjell përballje të mëdha

Janë kompletuar të gjitha grupet në Ligën e Kombeve, ku në muajt e fundit të vitit na presin ndeshje të mëdha.

Sot në Amsterdam është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, ku nuk do të mungojnë përballjet e mëdha.


Liga A, përballjet e të mëdhave 

Grupi 1 përballë do të jenë kombëtare si Holanda, Italia, Bosnja dhe Polonia.

Në Grupin 2, ndërkohë, përballën Anglia, Belgjika, Danimarka dhe Islanda.

Kampioni në fuqi Portugalia, janë vënë në Grupin 3 me Francën, Kroacinë dhe Suedinë .

Grupi 4 ku është këtë ligë duket të jetë në interesanti, pasi aty do të luftojnë mes vete kombëtare si Gjermania, Spanja, Zvicra dhe Ukraina.


Liga B, grupi 3 më i forti 

Po ashtu shorti është hedhur edhe për Ligën B, Ligën C dhe atë D.

Në Ligën B, Grupi 1, ka kombëtare si Austria, Norvegjia, Irlanda e Veriut  dhe Rumania.

Në Grupin 2 do të jenë Çekia, Skocia, Sllovakia dhe Izraeli.

Në Grupin 3 janë Rusia, Serbia, Turqia dhe Hungaria.

Grupi 4  ka ekipe si Uellsi, Finlanda, Republika e Irlandës dhe Bulgaria.


Liga C, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët 

Në Ligës C janë edhe Kosova e Shqipëria, ku kanë mësuar kundërshtarët.

Shqipëria është në grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistani. Kuqezinjtë që drejtohen nga Edy Reja janë ndjeshëm më të favorizuar në këtë grup.

Kosova në anën tjetër është në Grupin 3 me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.


Liga D do të ketë vetëm dy grupe dhe shtatë ekipe.

Në Grupin 1 janë Ishujt Faroe, Letonia, Andorra dhe Malta, ndërsa në Grupin 2 janë Gjibraltari, Liechtenstein dhe San Marino.

Ndeshjet do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor).


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori