LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë shtetërore kryesojnë listën për borxhe ndaj shtetit të Maqedonisë

Kompanitë shtetërore kryesojnë listën për borxhe ndaj shtetit të Maqedonisë

“Pyjet e Maqedonisë”, “Rrugët e Maqedonisë”, “Radio Televizioni i Maqedonisë” dhe shumë kompani tjera më pronësi shtetërorë vazhdojnë me praktikën të mos t’i paguajnë tatime shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithsejtë 24 kompani më pronësi shtetërore përgjatë vitit 2015 së bashku i kanë borxh shtetit rreth 17 milion euro. Sipas “Listës së Zezë” të Drejtorisë për të Hyra Publike, të publikuar ditë më parë, vetëm tre kompani shtetërore i kanë borxh shtetit mbi 11 milion euro për mos pagim të TVSH-së, tatimit të fitimit, tatimit personal, kontribute për sigurim shëndetësor dhe pensional, akciza dhe dogana.

Sipas gazetës Koha, kompania shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” e kryeson “Listën e zezë” si borxhliu më i madh i shtetit në vlerë prej rreth 400 milion denarë apo 6.6 milion euro. E dyta është kompania shtetërore “Pyjet e Maqedoni” e cila gjatë vitit 2015 në arkën shtetërore në emër të tatimeve nuk ka paguar rreth 200 milion denarë ose 3 milion euro dhe ndërmarrja shtetërore gjegjësisht servisi publik “Radio Televizioni i Maqedonisë”, në vitin 2015 i ka krijuar shteti një minus prej rreth 100 milion denarë që është e për afërt me 1.7 milion euro.

Në “Listën e zezë” të Drejtorisë për të Hyra Publike përveç këtyre tre ndërmarrjeve shtetërore janë edhe 21 ndërmarrje tjera publike që vite me radhë i ikin shtetit kur është fjala për pagesat e detyrueshme tatimore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori