Mbi 30 shkolla profesionale publike e private dhe kompani për dy ditë kanë prezantuar trajnimet në kuadër të Samitit për Arsim dhe Aftësim Profesional “VET Samit 2023”.

Burbuqe Godancit nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, thotë se në kuadër të samitit janë prezantuar disa nga trajnimet që ofron SCAAK.


"Në këtë samit, ne po i prezantojmë të gjitha trajnimet dhe certifikimet të cilat SCAAK-u i organizon që 20 vite. Vijmë me një risi, e që është një trajnim për përcaktimin e kostos së prodhimit dhe është i pari i këtij lloji e më specifik për veprimtaritë prodhuese, ku të gjithë të rinjtë kanë mundësi të trajnohen se si të menaxhojnë kostot e prodhimit në përgjithësi", ka treguar Godanci.

"Shoqata si gjithmonë i ofron trajnimet në fushën e kontabilitetit, auditimit si dhe auditimin e brendshëm. Po ashtu, ofrojmë edhe disa specializime në forenzikë financiare, si dhe ekspertë tatimor", shtoi ajo.

vet23 2

Kurse, Florent Selimi nga Bonevet tregon se janë prezantuar disa punime të bëra me laser, CNC dhe 3D printim.

“Bonevet si fondacion është në disa qendra të Kosovës. Te kjo pjesa e samitit jemi duke prezantuar disa punime të bëra me laser, CNC dhe 3D printim”, tregon Selimi.

Egzon Musmurati nga Floil ka prezantuar se gjendjen e vajrave, si ai i rafinuar apo i parafinuar.

“Këtu e bëmë analizën e vajit të rafinuar dhe të parafinuar. Vaji i rafinuar për të kaluar në final i nevojitën 24 orë. Ne e përcjellim vajin non-stop, ku siç u pa gjendja e vajrave ke nga 0.06 deri në 1, që është i gatshëm për shërbim. Rafineria e vajit shërben për pastrimin e tij, siç po shihet ngjyra, pra në të turbullt në të pastër”, prezantoi Musmurati.

Ndërsa, Shqipe Haxhiaj nga Qumështorja Vita shprehet se pjesëmarrësve i është dhënë informacioni i duhur.

"Ne në këtë samit po bëjmë demonstrimin e qumështit dhe mikroorganizmave në qumësht. Shpresojmë që pjesëmarrësve do t’i japim informacionin e duhur”, shprehet Haxhiaj.

Në fund, Mentor Kryeziu nga Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, është shprehur se në kuadër të këtij samiti pritet të krijohen bashkëpunimet me biznese në fushën e trajnimeve.

vet23 3

“Qendra ka arritur të krijoj bashkëpunime me biznese dhe sigurisht që nga ky samit presim të krijojmë bashkëpunime në fushën e trajnimeve, që ne të kemi mundësi t’i përdorim në tregun e punës”, ka përfunduar Kryeziu.

Ky edicion është mundësuar nga USAID Kosovo, IREX, Kosovo Compete, Kosovo Export Network, LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency (LuxDev), Enhancing Youth Employment (EYE Project) – projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), GIZ Kosovo, Kosovo Challenge Fund dhe Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/