LAJMI I FUNDIT:

Kompania vendore FASAL vizitohet nga Shoqata e Ndërmarrjeve të Mesme të Gjermanisë

Kompania vendore FASAL vizitohet nga Shoqata e Ndërmarrjeve të Mesme të Gjermanisë

FASAL sot u vizitua nga Shoqata e Ndërmarrjeve të Mesme të Gjermanisë (BVMW) dhe zyra e saj në Prishtinë.

Përfaqësuesit e shoqatës patën mundësinë që të shohin nga afër prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave në fabrikë, si dhe të njoftohen nga afër me potencialin e FASAL për eksport të produkteve finale në Gjermani.

Përfaqësuesit e shoqatës dhe drejtuesi i FASAL po ashtu biseduan për mundësinë e bashkëpunimit në mes kompanisë FASAL dhe kompanive Gjermane, të cilat janë anëtare në këtë shoqatë.

Kjo shoqatë i numëron 50,000 anëtarë, ndërmarrje të mesme në Gjermani që kanë një qarkullim vjetor deri në 50 milion euro!

Në një prononcim për Telegrafin, drejtori i FASAL, Kastriot Lluka, tha ndër tjera se vizitat e tilla janë të mirëseardhura pasi që e ndihmojnë prodhuesin e Kosovës të krijojë kontakte me prodhues dhe ndërtues jashtë Kosovës.

“Me takime të tilla ne mundemi nga afër ta tregojmë teknologjinë që e posedojmë, materialet që i përdorim dhe punët që i kemi përfunduar deri sot”, ka treguar ai.

“Shoqatën e njoftova se FASAL është kompani me potencial në rritje dhe mundësi të shumta në eksport, me prodhime sipas standardeve evropiane dhe me materiale ekologjike që nuk dëmtojnë ambientin, të cilat kursejnë energji si verës, ashtu edhe dimrit. Kapaciteti ynë prodhues është goxha i madh në dyer e dritare, por pa harruar edhe fasadat. Produktet tona tashmë po i eksportojmë në vendet e Ballkanit, në vendet e Bashkimit Evropian dhe në SHBA”, ka shtuar Kastriot Lluka.

E për fund, ai ka thënë se përkrahja e shtetit për prodhuesit vendor duhet të jetë prioritet dhe realitet.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori