LAJMI I FUNDIT:

Kompania vendore edhe këtë vit ua shpërndan rrogën e 14-të punëtorëve

Kompania vendore edhe këtë vit ua shpërndan rrogën e 14-të punëtorëve

Paga mesatare në këtë kompani është 520 (pesëqind e njëzet) euro.

Kompania vendore, “Meka Halal Food” e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e produkteve të mishit ka bërë të ditur të martën se punëtorëve të kompanisë, u është dhënë paga e 14-të.

Drejtuesi e saj, Burim Piraj thotë se kjo pagë ndahet për punëtorët si rezultat i punës së tyre.

“Ne i kemi paguar punëtorët dhe nuk kemi aplikuar për pakon e qeverisë që ka shpërndarë për punëtorët që nuk kanë mundur të punojnë. Edhe pse punëtorët nuk kanë punuar, ne ua kemi paguar atyre pagat nga buxheti i kompanisë dhe nuk kemi qenë të detyruar të lëshojmë punëtorë nga puna për shkak të pandemisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Burim Piraj.

Paga mesatare në këtë kompani është 520 (pesëqind e njëzet) euro.

Punëtori i kësaj kompanie, Muhedin Berisha tha se është i kënaqur me kushtet e punës dhe se paga e 14 e ndihmon shumë në nevojat familjare.

“I kemi kushtet shumë të mira e po ashtu edhe pagat shumë të mira. Paga e 13 dhe 14 është një ndihmës shumë e madhe për ne. me ato paga kryejmë furnizimet për familje”, shprehet punëtori Muhedin Berisha.

Piraj ftoi edhe qeverinë që të kontribuojë më shumë në mirëqenien e kompanive në mënyrë që të ketë më shumë punësime./Telegrafi/