Kompania mobile serbe “MTS D.O.O”, është pajisur me licencë në Kosovë. Kjo iu është bërë e mundur në bazë të marrëveshjes së Brukselit për telekomin, ku iu është garantuar një licencë e përkohshme dhe e kufizuar në telefoninë mobile në Kosovë, në shkëmbim të marrjes së kodit ndërkombëtar telefonik.
Kjo kompani kishte aplikuar në dhjetor të vitit të kaluar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë dhe e njwjta pasi ishte formuar si kompani e re në Kosovë, zyrtarisht kishte aplikuar edhe në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Eelektronike dhe Postare (ARKEP) më 30 dhjetor të vitit 2015 dhe ishte pajtuar se do të respektoj të gjitha rregullat dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Mësohet se ARKEP, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 15 janar 2016, për zbatimin e marrëveshjes, i ka dhënë autorizimin e përkohshëm në prill të vitit 2016, kësaj kompanie dhe e ka vendosur në regjistrin zyrtar të saj të kompanive që operojnë në sektorin e telekomit. Më 2 dhjetor 2016, ARKEP kishte nxjerrë vendimin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit në telekom, bazuar po ashtu në të njëjtin vendim të Qeverisë, përkatësisht për dhënie të frekuencave dhe numëracionit për shfrytëzim për këtë kompani gjatë këtij operimi të përkohshëm.
Në bazë të vendimit të AKREP-it, që mund të gjendet në linkun e mëposhtëm, kjo kompani do të ketë mundësi të shfrytëzoj vetëm 30 lokacione për të vendosur antena transmetuese, përderisa kompanitë tjera telekomunikuese, si Telekomi i Kosovës dhe IPKO kanë mbi 500 lokacione të tilla. Po ashtu, MTS D.O.O do të ketë në dispozicion vetëm 60 mijë numra, derisa kompanitë e tjera kanë afër 2 milionë numra secila.
Fakti se kjo kompani ka pranuar dokumentet me logo të Republikës së Kosovës dhe me shkrim është përkushtuar që të respektoj të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës, nga ekspertë të fushës është konsideruar si një njohje e Kosovës nga Serbia në fushën e telekomit, sipas të cilëve, pritet t’i jepet fund edhe operimeve ilegale në telefoni në Kosovë që kanë ekzistuar që nga paslufta.
Siç shihet, në bazë të vendimit të nxjerrë nga ARKEP-i, ky autorizim për këtë kompani është i përkohshëm dhe i kufizuar, gjë që nënkupton se kjo kompani do të mund të operojë vetëm deri në hyrjen e operatorit të tretë të telefonisë mobile në Kosovë. Dhënia e autorizimit të përkohshëm të MTS D.O.O në Kosovë ka qenë e kushtëzuar me marrjen e kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovë, i cili është dhënë nga ITU më 15 dhjetor të këtij viti.
Për më shumë vendimet e ARKEP-it KËTU. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit