LAJMI I FUNDIT:

Kompania gjermane me zyre në Kosovë, Celonis rrit investimet në 290 milionë dollarë

Kompania gjermane me zyre në Kosovë, Celonis rrit investimet në 290 milionë dollarë

Kjo javë ka shënuar një ndër të arriturat më të mëdha të kompanisë për këtë vit duke marrë investim prej 290 milion dollarë, shifër e cila e bën që kompania Celonis të arrijë vlerën prej 2.5 miliard dollarë.

Celonis është kompani liderë dhe ndër të parat në tregun e ‘process mining’, teknologji kjo e cila ju mundëson bizneseve të kursejnë miliona dollarë dhe të kenë cilësi të jashtëzakonshme të shërbimit me klientë.

Kompanitë me renome botërore si: 3M, Airbus, Danaher, L’Oreal, Uber, Siemens dhe Lufthansa mbështeten tek Celonis për ta përmirësuar efikasitetin e financave të tyre, zinxhirin e furnizimit, sektorin e IT-së, shitjen si dhe shërbimin për klientë.

Celonis për më shumë se një vit posedon qendrën e zhvillimit edhe në Kosovë, e cila përbëhet prej një ekip rreth 40 personave dhe është në rritje të numrit të punëtorëve me fokus në teknologji informative, dhe aktualisht ka disa pozita të hapura për punë.

Për më shumë informata, klikoni KËTU.