LAJMI I FUNDIT:

Kompania financiare Allianz nën hetime, ‘zhduken’ miliarda euro fonde investive

Kompania financiare Allianz nën hetime, ‘zhduken’ miliarda euro fonde investive

Rregullatori gjerman i Financave (BaFin) ka nisur një hetim mbi kompaninë më të madhe financiare të vendit, Allianz pas refuzimit së disa prej fondeve të investimeve.

Hetimi rrit presionin mbi kompaninë, i cili tashmë po përballet me një mori të padive për investitorët e Fondit Alfa dhe hetimet e ndërlidhura nga Departamenti amerikan i Drejtësisë (DOJ) dhe Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC), përcjell Telegrafi.


Kompania gjermane e sigurimeve është një nga menaxherët më të mëdhenj të parasë në botë me 2.4 trilionë euro, asete nën menaxhimin e gjiganteve Pimco dhe Allianz Global Investors.

Hetimi nga BaFin është duke vazhduar. Zyrtarët e saj po shqyrtojnë shkallën në të cilën drejtuesit e Allianz jashtë divizionit të fondeve kishin njohuri ose ishin përfshirë në ngjarje që çuan në humbjen miliarda eurove të fondeve investive.

Burimet kanë thënë për Reuters se hetimet aktualisht janë në fazën e gjetjes së fakteve.

Vitin e kaluar, Allianz kishte rivlerësuar rreziqet që lidheshin me fondet dhe kishte arritur në përfundimin se çështja mund të godiste rezultatet e ardhshme financiare.

Investitorët tani kanë ngritur 25 padi duke kërkuar 6 miliardë dollarë dëme, duke thënë se Allianz u largua nga strategjia e saj për të siguruar mbrojtje mbi tregjet. /Telegrafi/