LAJMI I FUNDIT:

Kompania e Sead Koçan përsëri fituese e tenderit të ELEM-it

Kompania e Sead Koçan përsëri fituese e tenderit të ELEM-it

Kompania e Sead Koçanit “Transmet” llogaria e së cilës është e bllokuar, përsëri ka fituar një tender nga SHA ELEM, tregon prokurimi i publikuar në sistemin elektronik për prokurorim publik. Sipas prokurimit, kjo kompani ka fituar një tender në vlerë prej 9.440.000 denarë për shërbim për makineri ndërtimi. Vlera e e saj pa TVSH është 319 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dhënia e tenderit vjen pas dymuaj arratimi të Koçan përderisa paraprakisht iu caktua paraburgim për shkak se ai është i dyshuar në rastin “Trust” të PSP-së dhe kjo për shkak të përvetësimit të tenderit të kompanisë së tij “Transmet” me vlerë prej 17 milionë euro. Data e kontratës është që nga tre prilli, ndërsa është publikuar dje.

Sipas PSP, abuzimet janë kryer në dokumentacionin e tenderit për gërmim dhe transportin e qymyrit nga miniera “Suvodol” Manastir. Tre individë dhe tre persona juridik janë të dyshuar në “Trust”, të cilat, sipas PSP-së kanë marrë tender me dokumente të falsifikuara. I dyshuari kryesor në rastin është menaxheri i Transmet, menaxheri i Sileks Kratovë ST Metale, dhe menaxheri si i dyshuar i tretë është i Vato Doo nga Studeniçani i Shkupit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori