LAJMI I FUNDIT:

Kompania e pjesëve të baterive e VW dhe Umicore në të cilën u investuan 3 miliardë dollarë do të quhet Ionway

Kompania e pjesëve të baterive e VW dhe Umicore në të cilën u investuan 3 miliardë dollarë do të quhet Ionway

Ndërmarrja e përbashkët e pjesëve të baterive prej 2.9 miliardë dollarësh midis PowerCo të Volkswagen Group dhe firmës belge të materialeve Umicore do të quhet Ionway.

Nëpërmjet sipërmarrjes së përbashkët, të shënuar për herë të parë në dhjetor 2021, kompanitë po i bashkohen një numri prodhuesish evropianë të veturave që kanë sjellë furnizimet e baterive më afër shtëpisë në zhvendosjen drejt veturave elektrike.


VW tha në një deklaratë të premten se ata synojnë të zgjerojnë kapacitetin vjetor të prodhimit të Ionway në 160 gigavat orë (GWh) në vit deri në fund të dekadës – mjaftueshëm për 2.2 milionë vetura, shkruan ANE, transmeton Telegrafi.

“Themelimi i Ionway dërgon një sinjal të fortë për përhapjen e teknologjisë së qelizave të baterive në Evropë. Ne jemi të bindur se kjo kompani do të sigurojë disa blloqe të rëndësishme ndërtimi me të cilat Bashkimi Evropian mund të zbatojë qëllimet e tij të Marrëveshjes së Gjelbër,” tha në një deklaratë të kompanisë Thomas Jannseune, drejtor ekzekutiv i Ionway.

Ionway synon të furnizojë fabrikat evropiane të baterive të PowerCo me materialet kryesore të baterive dhe të mbulojë një pjesë të madhe të nevojave të PowerCo në Bashkimin Evropian.

Në këmbim, Umicore merr akses të sigurt në një pjesë të rëndësishme të kërkesës së Evropës për materiale katodike për veturat elektrike. /Telegrafi/