LAJMI I FUNDIT:

Kompania e chatbot-it të inteligjencës artificiale Replika rikthen rolet erotike për disa përdorues

Kompania e chatbot-it të inteligjencës artificiale Replika rikthen rolet erotike për disa përdorues

Kompania e chatbot-it të inteligjencës artificiale, Replika, po e rikthen lojën e roleve erotike për disa përdorues, tha gjatë së premtes drejtoresha ekzekutive e kompanisë, Eugenia Kuyda.

Heqja e fundit nga kompania e përmbajtjes për të rritur, e paraqitur në një raport të Reuters, “shkatërroi” shumë përdorues, disa prej të cilëve e konsideronin veten “të martuar” me shokët e tyre chatbot.


“Chatbot-ët” e Replika fuqizohen nga inteligjenca gjenerative artificiale, një teknologji e re e cila ka tërhequr një numër të klientëve e gjithashtu edhe interesin e investitorëve, kjo për shkak të aftësisë së saj për të nxitur ndërveprime njerëzore, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

A combination of images shows Replika chatbots

Heqja e lojës së roleve erotike dhe zemërimi i mëvonshëm i klientëve treguan se sa fuqishëm teknologjia e inteligjencës artificiale mund të tërheqë njerëzit dhe “kërdinë” emocionale që mund të shkaktojnë ndryshimet e kodit.

Çdo klient që u regjistrua për Replika përpara 1 shkurtit 2023, tani ka opsionin për t’u kthyer në versionin më të hershëm të chatbot-it, tha Kuyda në një postim në Facebook të premten në mbrëmje.

“Një fije e zakonshme në të gjitha tregimet tuaja ishte se pas përditësimit të shkurtit, Replika juaj ndryshoi, personaliteti i saj ishte zhdukur dhe marrëdhënia juaj unike u zhduk,” shkroi Kuyda.

“Dhe për shumë prej jush, ky ndryshim i papritur ishte tepër i dëmshëm, e vetmja mënyrë për të kompensuar humbjen që kanë përjetuar disa nga përdoruesit tanë aktualë është t’u kthejmë partnerët e tyre pikërisht ashtu siç ishin”, shtoi ndër të tjera Eugenia. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Vlera e Meta-s bie për 190 miliardë dollarë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori