LAJMI I FUNDIT:

Kompania çeke do të investojë 20 milionë euro në Maqedoni

Kompania çeke do të investojë 20 milionë euro në Maqedoni

“Loko Trans” është kompania çeke e cila planifikon të hap qendër logjistike në Maqedoni, përfaqësuesit e të cilës i shikuan lokacionet potenciale ku do të vendoset ky investim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pronari i kësaj firme, Karel Jalovi, theksoi se kjo qendër logjistike do t’i shërbejë edhe vendet tjera të rajonit. Investimi pritet të arrijë deri 20 milionë euro, ndërsa numri i të punësuarëve do të jetë rreth 600 persona.


Përveç këtij investimi pritet që në Maqedoni të vijnë edhe kompani sllovene të cilat do të prodhojnë çanta për fëmijë ku do t’i vendosin edhe në tregun evropian, gjithashtu edhe dy kompani amerikane, njëra në sektorin automobilistik, kurse tjetra në shërbimet e marketingut dhe mediave sociale./Telegrafi/