LAJMI I FUNDIT:

Kompania amerikane prodhon aeroplanin e ri luftarak F-21, enkas vetëm për ushtrinë indiane (Video)

Kompania amerikane prodhon aeroplanin e ri luftarak F-21, enkas vetëm për ushtrinë indiane (Video)

Kompania amerikane “Lockheed Martin” ka prezantuar aeroplanin e ri luftarak F-21, i cili do të prodhohet enkas vetëm për ushtrinë indiane.

Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo kompani, montimi i aeroplanit do të kryhet në territorin e Indisë në bashkëpunim me kompaninë indiane “Tata”, por pjesët do të porositen në SHBA, transmeton Telegrafi.


Aeroplani i ri do t’i mundësojë Indisë të “integrohet në ekosistemin më të madh botëror të aeroplanëve luftarakë, dhe gjithashtu do t’i mundësojë bashkëpunimin me kompaninë më të madhe në botë sa i përket prodhimit të armëve”.

Kompania amerikane “Lockheed Martin” është prodhuesi kryesor i pajisjeve ushtarake që kryesisht e armatos ushtrinë e SHBA-ve. Ajo prodhon aeroplanë të ndryshëm siç janë C-130 Hercules, F-16 Fighting Falcon, F-22A Raptor, F-35 Lightning II dhe P-3 Orion. /Telegrafi/