LAJMI I FUNDIT:

Kompania amerikane, përgjigje Trumpit: Do t’i punësojmë 10 mijë refugjatë

Kompania amerikane, përgjigje Trumpit: Do t’i punësojmë 10 mijë refugjatë

Zinxhiri amerikan i kafeneve Starbucks ka paralajmëruar se do të punësojë 10 mijë refugjatë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke iu përgjigjur kështu dekretit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kundër emigrantëve.

“U drejtohem me një ankth të madh, zemër të madhe dhe një premtim të fortë”, ka shkruar drejtori i Starbucks Howard Schultz.


Schulz, i afërt me demokratët, thotë se Starbucks është në kontakt me punonjësit e tyre të cilët janë të prekur nga dekreti presidencial për futjen e kufizimeve të rrepta për qasje në Shtetet e Bashkuara.

Ky zinxhir restorantesh në pesë vitet e ardhshme dëshiron të punësojë personat që ikin nga luftërat, vuajtjet dhe diskriminimet në 75 vende, transmeton Hina e Kroacisë.

Schultz po ashtu komentoi edhe vendimin e Trumpit në ndërtimin e murit me Meksikën.

“Ne ndërtojmë ura, jo mure me Meksikën,” tha ai, duke shtuar se Starbucks do të vazhdojë të investojë në Meksikë, ku ka 600 bare dhe 7 mijë të punësuar. /kp/