Kompanitë tona eksportuese janë duke i promovuar produktet e tyre krahas kompanive të ndryshme nga rajoni dhe Evropa, që janë pjesëmarrëse në Panair.

Pos promovimit të produkteve, kompanitë vendëse po shkëmbejnë kontakte me kompanitë e jashtme me qëllim të krijimit të linjave të bashkëpunimit dhe të rritjes së eksportit në të ardhmen.


Panairi Adriatik i 40-ti është miratuar nga UFI-Shoqata Botërore për Organizimin e Panaireve dhe Eventeve Tregtare. Duke pas karakter ndërkombëtar, ky panair bashkon në një vend ekspozues të ushqimit, bujqësisë, industrisë dhe kulturave mesdhetare, ushqimit organik, verërave dhe vreshtarisë, ëmbëlsirave, paketimeve, kafesë, përpunim të peshkut, ujit mineral ashtu sikur edhe importues dhe distributorë te mekanizimit bujqësor.

Ky Panair konsiderohet si një nga eventet me te rëndësishme te agrobiznesit ne Malin e Zi, përmes të cilit bizneset përveç natyrës së marketingut kanë mundësi të promovojnë produktet e tyre duke ju dhënë mundësi të pranishmëve për t’i degustuar ato.
Panairi i 40-të i Ushqimit në Budvë të Malit të Zi mbahet nga data 3 – 5 prill .

Kompanitë pjesëmarrëse nga Kosova në këtë panair janë nga sektori i përpunimit të ushqimeve dhe pijeve: Devolli Corporation –Pejë, AMO-Klinë, ASK Foods – Gjilan, Bahha – Rahovec, Frutomania – Gjilan, Fungo Ff – Artanë, Golden Eagle – Suharekë, dhe Pestova-Vushtrri. /Telegrafi/