LAJMI I FUNDIT:

Komiteti Olimpik i Maqedonisë ndryshon emrin e saj

Komiteti Olimpik i Maqedonisë ndryshon emrin e saj

Me vendimin e Kuvendit, Komiteti Olimpik i Maqedonisë, kjo organizatë sportive riemërohet në Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në mënyrë të shkurtuar si KOMV-së.

Pas kërkesës dhe në koordinim me Komitetin Ndërkombëtarë Olimpik, KOMV e ndryshoi edhe statutin, me çka Kuvendi i kësaj organizate do të numërojë 53 anëtarë.

Prej tyre 29 delegatë do të jenë prej federatave të sporteve olimpike, ndërsa vendet tjera do t’i zënë prej sporteve që nuk janë në programin olimpik.

Vasil Tupurkovski, i cili është kryetar që nga formimi në vitin 1992, do të jetë në krye të KOMV-së deri në lojërat olimpike në Tokio vitin e ardhshëm. Nënkryetarë të KOMV-së janë Primislav Dimovski dhe Pero Antiq./Telegrafi/