LAJMI I FUNDIT:

“Komitët” sërish i ofendojnë shqiptarët (Video)

“Komitët” sërish i ofendojnë shqiptarët (Video)

Vardari i Shkupit gjatë ditës së djeshme u shpall kampion i Evropës në Hendboll duke fituar kështu Ligën e Kampionëve.

Gjatë ditës së djeshme, në festimin e djeshëm, tifozët e këtij klubi “Komitët” edhe pse luanin me një ekip nga Hungaria, ata brohoritshin thirrje kundër shqiptarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Komitët” të cilët në mënyrë të organizuar nga salla e sportit “Jane Sandanski” shkuan drejt Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, dhe që u mundësua nga NQP Shkup kanë vazhduar me thirrjet kundër shqiptarëve.

Edhe pse për këtë ngjarje raciste me kumtesa reaguan institucionet, organizata të ndryshme siç janë Komiteti i Helsinkit, Civil – Qendra për liri, parti politike, “Komitët” edhe sot vazhduan me thirrje kundër shqiptarëve duke brohoritur “shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, “Kush nuk kërcen nuk është shqiptar”.

Nga MPB gjatë ditës së sotme njoftuan se “MPB do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin publik dhe paqen për të përshëndetur kampionët tanë evropianë”.

Gjithashtu nga MPB thanë do të sanksionohet në mënyrë rigoroze çdo përpjekje për të shkaktuar një aksident, siç është bërë në festimet e mbrëmshme”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori