LAJMI I FUNDIT:

CIVIL: Sporti duhet t’i tejkalojë dallimet etnike, dhe jo ti nxisë

CIVIL: Sporti duhet t’i tejkalojë dallimet etnike, dhe jo ti nxisë

Në një kumtesë të lëshuar nga Civil – Qendra për  liri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos jenë pre e provokimeve dhe në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ta festojnë kthimin e kampionëve evropianë.

“U bëjmë thirrje hendbollistëve ta dënojnë ashpër çdo tentim për nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës”, thonë nga Civil, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata kërkojnë nga institucionet të reagojnë me kohë dhe të mos lejojnë edhe një “kremte të urrejtjes” dhe të marrin masa urgjente, t’i hetojnë këto raste dhe urgjentisht ta ndëshkojnë nxitjen e dhunës dhe urrejtjes ndëretnike.

Mbrëmë jehuan këngë kundër shqiptarëve në qendër të Shkupit (Video)
Lexo po ashtu Mbrëmë jehuan këngë kundër shqiptarëve në qendër të Shkupit (Video)

“U bëjmë thirrje qytetareve dhe qytetarëve dhe i inkurajojmë t’i paraqesin të gjitha rastet e gjuhës së urrejtjes dhe veprimet nga urrejtja”, thonë nga kjo Civil – Qendra për liri duke dënuar ashpër të gjitha format e nxitjes së dhunës, gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike.

Nga Civil thonë se do t’i ndjekin ngjarjet lidhur me incidentet e mbrëmshme dhe se mosndëshkimi i këtyre veprimeve duhet të ndalet përgjithmonë./Telegrafi/

MPB: Do të sanksionohet në mënyrë rigoroze gjuha e urrejtjes
Lexo po ashtu MPB: Do të sanksionohet në mënyrë rigoroze gjuha e urrejtjes

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori