LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Venedikut: Është e nevojshme të qartësohen ligjet në fushën e gjyqësorit (Video)

Komisioni i Venedikut: Është e nevojshme të qartësohen ligjet në fushën e gjyqësorit (Video)

Delegacioni i Komisionit të Venedikut sot ka realizuar takim me deputetët e shumicës parlamentare dhe përfaqësues të partive opozitare. Në takim është biseduar për reformat në sistemin gjyqësor, ndërsa Ligji i gjuhëve nuk ka qenë temë e diskutimeve.

“Jemi të kënaqur nga takimet, vlerësojmë se procedurat janë në drejtim të duhur, ka gjëra që duhet të qartësohen, por e rëndësishme është se edhe pushteti edhe opozita duan që Komisioni i Venedikut të jep mendim, që ligjet të jenë më efikase. Është biseduar për dy ligje – Ligjin për gjykatësit dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor, por jo edhe për Ligjin e gjuhëve”, tha përfaqësuesi i Komisioni i Vendetikut, Filip Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni katëranëtarësh i Komisionit të Venedikut, i cili ndodhet për vizitë pune për vlerësimin e ndryshimeve në fushën e gjyqësorit, dje pati takim edhe me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Ndërsa gjatë ditës së sotme delegacioni i Komisionit të Venedikut pritet të takohen edhe me përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Shoqatës së gjykatësve në Maqedoni, Këshillin Gjyqësor, Prokurorisë Publike, si dhe me organizata qytetare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Kalo në kategori