LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Sëmundje Infektive do të hartojë protokoll për ngjarje shtetërore gjatë pandemisë

Komisioni për Sëmundje Infektive do të hartojë protokoll për ngjarje shtetërore gjatë pandemisë

Komisioni për Sëmundje Infektive është angazhuar të hartojë protokoll për organizimin e ngjarjeve shtetërore në vend, gjatë kohës së pandemisë.

Këtë detyrë komisionit ia ka dhënë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në protokollin e hartuar nga komisioni do të duhet të përfshihen festat dhe pjesëmarrja e delegacioneve shtetërore.

Nga Qeveria sot njoftuan se gjatë festës së Ilindenit në Krushevë do të shkojë delegacion i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, ndërsa do të ketë edhe kremtime në lokacione tjera./Telegrafi/